Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Takimi në Shtëpinë e Bardhë/ Presidenti i SHBA kërkesë homologut turk: Ndalo blerjen e naftës ruse
Ditën e sotme, Presidenti i SHBA-së, Donald Trump dhe Presidentit të Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, kanë zhvilluar një takim në Shtëpinë e Bardhë. Sipas mediave të huaja, në fjalën e tij hapëse në Zyrën Ovale, Trump tha se i pëlqente presidenti turk, duke e cilësuar atë si njeri “me mendim të fortë”. Por Trump shtoi se do të “dëshironte që ai të ndalonte blerjen e naftës nga Rusia”. Presidenti Trump po e dyfishon rëndësinë e një mesazhi që e theksoi gjithashtu në mënyrë të dukshme në fjalimin e tij në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së të martën. Ishte “e turpshme” që disa vende evropiane ende blinin naftë nga Rusia, tha atëherë Trump. Në Zyrën Ovale, Trump vazhdon ta quaj luftën e Rusisë në Ukrainë “të turpshme”, duke i cilësuar si “vrasje të panevojshme”. “Putini duhet të ndalet,” tha Trump më tej.