Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Debati për “Diellën”/ Presidenti Bajram Begaj thyen heshtjen: Dekreti flet qartë
NEW YORK- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, në intervistë për emisionin “Real Story” flet për herë të parë për ministren virtuale “Diellën”, ndërsa i përgjigjet akuzave të opozitës, e cila pretendon se kreu i shtetit ka shkelur Kushtetutën duke dekretuar atë si pjesë të kabinetit qeveritar. Ai u shpreh se nga pikëpamja kushtetuese, dekreti i tij flet qartë, ndërsa tregon se përgjegjësia i takon kryeministrit Edi Rama. Gjithsesi, kreu i shtetit theksoi se nëse ka pretendime për ligjshmërinë , atëherë institucionet janë aty për të vlerësuar dhe gjykuar. Gjatë diskutimit me gazetarin Sokol Balla, Presidenti Begaj tha se jetojmë në epokën e Inteligjencës Artificiale dhe përdorimi i saj në funksion të arritjeve shoqërore, patjetër që duhet përshëndetur dhe inkurajuar më tej. Pjesë nga intervistë Sokol Balla:Të flasim pak për gjënë më të përfolur që është...