Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Fruta me pesticide, tonelata në treg/ U futën nga jashtë 18 tonë pjeshkë dhe rrush të ndaluara nga BE, asgjësohen vetëm 28 kg
Edhe fermerët europianë abuzojnë më përdorimin e “pompës me helme“ në bujqësi. Brënda një jave Autoriteti Kombëtarë i Ushqimit ka bllokuar tre ngarkesa më rrush dhe pjeshkë nga Greqia dhe Italia pasi ato rezultuan me përmbajte të lartë pesticidesh. Në njoftimin zyrtar të AKU, institucion ky ende i varur nga Ministria e Bujqësisë, kemi vetëm aksionin e bllokimit por ne si qytetarë nuk mësojmë as sasinë e asgjësimit dhe as sasinë e importit. Të fshehësh të vërtetën nuk të ndihmuan aspak, pasi kjo nuk e ndryshon realitetin, pavarësisht kësaj Top Channel ka mësuar që në Shqipëri janë importuar 8 ton rrush me kimikate dhe trupa inspektuese e AKU ka asgjësuar vetëm 747 kg, në doganën e vendit tonë janë future 10 ton me pjeshke të...