Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Skandal në fshatin Kurdari/ Vata: 2.5 mln euro shkuan për ujësjellësin, ndërsa qytetarët pinë ujë vaditjeje!
Deputetja e partisë Demokratike Denisa Vata ka denoncuar një skandal lidhur me ujësjellësin e fshatit Kurdari në Bashkinë Klos, ku sipas saj, qytetarët janë duke konsumuar ujë vaditjeje në vend të ujit të pijshëm, pas një investimi prej 2.5 milionë euro. Projekti, i financuar nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit dhe bashkëfinancuar nga bashkia, është kthyer në një farsë higjieno-sanitare shkruan deputetja Vatan ë FB, ku tubat për ujë të pijshëm janë lidhur me kanalet ku pinë bagëtitë. Vata i bën thirrje Prokurorisë së Qarkut Dibër të nisë menjëherë hetimet për këtë që e cilëson si një abuzim me fondet publike dhe një krim ndaj shëndetit të qytetarëve. Postimi i plotë i deputetes së PD: Skandali i ujësjellësit të Kurdarisë ,qytetarët pinë ujë vaditjeje për 2.5...