Ndryshime në qeveri, shkarkohet zv.ministrja e njohur (Emri)

Ndryshime në qeveri, shkarkohet zv.ministrja e njohur (Emri)

Qeveria ka shkarkuar nga detyra zëvendësministren e Shëndetësisë, Mira Rakacolli (Kapisyzi). Vendimi është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, teksa në vend të Mira Rakacollit, në postin e zëvendësministres së Shëndetësisë është emëruar Eugena Tomini. Mira Rakacaolli (Kapisyzi) u bë e njohur për publikun gjatë kohës së pandemisë Covid-19, me daljet e saj të shpeshta publike. Ndërkohë, Eugena Tomi ka qenë edhe më parë zëvendësministre e Shëndetësisë, teksa ka pasur edhe postin e drejtueses së Institutit të Shëndetit Publik (ISHP). Kujtojmë se në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave u shkarkua nga detyra edhe zëvendësministri i Brendshëm, Andi Mahila, pasi u fotografua duke pirë cigare në ambientet e mbyllura të një lokali, në shkelje të ligjit. Në vend të tij, në...