Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Bardhi publikon shkresën e SPAK: Afera e Belinda Ballukut zyrtarisht nën hetim nga SPAK
Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike, Gazment Bardhi, ka publikuar sot një shkresë zyrtare të SPAK që konfirmon regjistrimin e procedimit penal për aferën e impiantit fotovoltaik në digën e Zadejës, me vlerë 8 milionë euro. Sipas tij, kjo është një tjetër çështje që rëndon mbi ministren Belinda Balluku, tashmë nën hetim zyrtar nga SPAK. “Ky është procedimi penal nr. 226/2024, i katërti për Ballukun pas hetimeve për tunelin e Llogarasë, aferën e energjisë nga KESH dhe të ashtuquajturit ‘tigrat e Vlorës’”, deklaron Bardhi. Ai akuzon kryeministrin Edi Rama se, pas shkarkimit të Erion Veliajt dhe hetimeve ndaj tij, ka zgjedhur të vendosë në krye të Tiranës një tjetër figurë të përfolur për korrupsion dhe abuzim me detyrën. “Emërimi i Ballukut si drejtuese politike...