Franca godet trafikun ndërkombëtar: Sekuestrohen 9.6 tonë kokainë me vlerë mbi 500 milionë euro

Franca godet trafikun ndërkombëtar: Sekuestrohen 9.6 tonë kokainë me vlerë mbi 500 milionë euro

Marina Franceze ka shënuar një nga sukseset më të mëdha në historinë e saj në luftën kundër narkotikëve, duke sekuestruar plot 9.6 tonë kokainë pranë brigjeve të Afrikës Perëndimore, gjatë një operacioni të zhvilluar në kuadër të misionit të sigurisë detare “Corymbe”. Lajmi u bë i ditur nga Rajoni Detar i Atlantikut, i cili njoftoi se aksioni u krye nga dy anije të Marinës Franceze, në bashkëpunim me shërbimet antidrogë, inteligjencën detare dhe policinë britanike. Objektivi ishte një anije peshkimi pa flamur shtetëror, e dyshuar për trafik ndërkombëtar droge. Sasia rekord e sekuestruar vlerësohet në mbi 500 milionë euro në tregun e zi, ndërsa ky operacion konsiderohet si goditja më e madhe e vitit 2025 për Marinën Franceze dhe një sinjal i fortë në luftën...