Zgjedhjet lokale në Kosovë, 24 karabinerë italianë do të monitorojnë sigurinë e tyre

Zgjedhjet lokale në Kosovë, 24 karabinerë italianë do të monitorojnë sigurinë e tyre

Ambasada italiane në Kosovë njoftoi se në vend kanë mbërritur 24 karabinierë nga Italia. Sipas deklaratës, misioni i tyre do të jetë garantimi i sigurisë të zgjedhjeve lokale të 12 tetorit. Njoftimi i plotë: “Jemi të lumtur të mirëpresim 24 karabinierë italianë ???????? në Kosovë, të cilët, së bashku me partnerët evropianë, do të ndihmojnë në forcimin e sigurisë para zgjedhjeve lokale. Si pjesë e EUROGENDFOR, ata po formojnë Njësinë Rezervë të Policisë së EULEX-it (RFPU), duke punuar për të mbështetur stabilitetin dhe për të ndërtuar besim brenda komuniteteve. Italia mbetet e përkushtuar ndaj paqes dhe sigurisë në Kosovë dhe në gjithë Ballkanin”, thuhet në njoftimin e ambasadës italiane në Facebook.