Spiropali takohet me Richard Grenell në New York: “Rikonfirmuam aleancën e palëkundur të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara”

Spiropali takohet me Richard Grenell në New York: “Rikonfirmuam aleancën e palëkundur të Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara”

New York, 25 Shtator 2025 – Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme znj. Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, si dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Washington D.C Për këtë takim ku morën pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj dhe ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja Spiropali nënvizon se: “Fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.” Ndër të tjera, Spiropali cilëson se përgjatë takimit u rikonfirmua aleanca e palëkundur...