Pas refuzimit të Tabakut dhe Alimehmetit, deputeti i PD kërkon të jetë ai kandidati për Bashkinë e Tiranës (EMRI)

Pas refuzimit të Tabakut dhe Alimehmetit, deputeti i PD kërkon të jetë ai kandidati për Bashkinë e Tiranës (EMRI)

Deputeti Klevis Balliu pranon hapur sfidën për të qenë kandidati i PD-së dhe opozitës përballë socialistes Ogerta Manastirliu. Pas refuzimit të Jorida Tabakut dhe Ilir Alimehmetit për Bashkinë e Tiranës, ligjvënësi demokrat vetëofrohet si kandidat “Nuk kam marrë propozim konkret, por nëse e shohin të arsyeshme unë jam gati. Nuk ka të bëjë me Ogertën, nuk është me të përballja, por me sistemin. Përballja është me sistemin”, tha Balliu Kurse i pyetur për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj nga Këshilli Bashkiak dhe Këshilli i Ministrave, ai e miratoi, duke shtuar se duhet të ishte bërë më herët. “Mirë bëri që e shkarkoi Erion Veliajn qeveria. Ne bëmë 46 protesta kundër tij, madje u shkatërroi shtëpitë qytetarëve në Unazë apo te 5 Maji dhe ngazëllehej. Ne...