Milan merr vendimin e pabesueshëm për të ardhmen e Mike Maignan

Milan merr vendimin e pabesueshëm për të ardhmen e Mike Maignan

25 Shtator 2025 19:30 Telesport Prej kohësh e ardhmja e Mike Maignan te Milan është në ajër. Fillimisht palët dukeshin shumë afër rinovimit të kontratës, e cila skadon në qershor të këtij viti, por në mënyrë të habitshme bisedimet ngecën në mes. Duke qenë se nuk ka “tym të bardhë” përsa i përket rinovimit, sipas asaj që raporton “Football Insider”, drejtuesit e Milanit duket se kanë vendosur të nxjerrin në shitje portierin francez gjatë merkatos së janarit, për të mos rrezikuar largimin e tij falas në verë. E ardhmja e Mike Maignan pritet të jetë në Premier League, ku ka interes të madh nga Chelsea, ndërsa Milan po shqyrton disa alternativa për të gjetur pasuesin e francezit.