Spiropali takohet me Richard Grenell në New York: Rikonfirmuam aleancën e palëkundur të Shqipërisë me SHBA

Spiropali takohet me Richard Grenell në New York: Rikonfirmuam aleancën e palëkundur të Shqipërisë me SHBA

Në kuadër të Javës së Nivelit të Lartë të Sesionit të 80-të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, Ministrja për Europën dhe Punët e Jashtme Elisa Spiropali zhvilloi një takim me Richard Grenell, i cili shërben si Emisar Special i Presidentit Trump për Misionet e Posaçme, si dhe Drejtor Ekzekutiv në detyrë i “John F. Kennedy Center for the Performing Arts” në Washington.   Për këtë takim ku morën pjesë edhe Presidenti Bajram Begaj dhe ministrat e jashtëm të rajonit, Ministrja Spiropali nënvizon se fuqizimi i marrëdhënieve mbetet prioritet për Shqipërisë.  “Fuqizimi i marrëdhënieve mbetet një prioritet kryesor për Qeverinë e Shqipërisë, teksa vazhdojmë të punojmë së bashku për thellimin e bashkëpunimit ekonomik.”  Ndër të tjera, Spiropali cilëson se përgjatë takimit u rikonfirmua  aleanca e palëkundur e Shqipërisë me Shtetet e Bashkuara, si objektivi jonë kryesor strategjik.