Angli/ Udhëtonte me makinë me shpejtësi marramendëse dhe përplasi për vdekje motoristin, 10 vite burg shqiptarit

Angli/ Udhëtonte me makinë me shpejtësi marramendëse dhe përplasi për vdekje motoristin, 10 vite burg shqiptarit

21-vjeçari shqiptar, Erald Kamberi, është dënuar me 10 vite burg nga Gjykata e Kurorës në St Albans, pasi shkaktoi një aksident fatal muajin e kaluar në qytetin Ware, në Hertfordshire të Anglisë. Kamberi, i cili nuk kishte një adresë banimi të qëndrueshme dhe nuk posedonte patentë apo sigurim, pranoi fajësinë për: Shkaktim vdekjeje përmes drejtimit të rrezikshëm të automjetit; Drejtim mjeti pa siguracion. Sipas policisë të Hetfordshire, të cilës i referohet Top Channel, ngjarja e rëndë ndodhi në orët e para të mëngjesit të datës 1 gusht 2025, në rrugën London Road, pranë kryqëzimit me Amwell End dhe Station Road. Kamberi, duke drejtuar një Vauxhall Astra të bardhë, u përplas me një moped Honda WW që drejtohej nga Phillip “Phil” Bruce, 34 vjeç, i cili...