Burimi:
Syri.net

Foto © Syri.net
Emërimi i Silva Cakës në Ministrinë e Brendshme/ PL: Na tha që do ndiqte Magjistraturën, por shkoi të ndjekë shkollën e vjedhjes dhe veseve
Zëdhënësja e Partisë së Lirisë, Jasmira Memelli, ka reaguar me tone të forta pas emërimit në detyrë si zëvendësministre e Brendshme e Silva Cakës, ish Deputete e LSI-së. Në një deklaratë publike, ajo e cilëson këtë veprim si braktisje të moralit dhe vlerave të lirisë, duke e konsideruar si zgjedhje personale që flet më shumë se çdo fjalë. Sipas Memellit, personi në fjalë ka tradhtuar jo vetëm idealet politike, por edhe sakrificat familjare për lirinë, duke zgjedhur të bëhet pjesë e asaj që ajo e quan “Shkolla e Korrupsionit, Krimit dhe Vesit”. Reagimi i Jasmira Memelli, zëdhënëse e presidentit te Partisë se Lirisë: Kur dikush zgjedh të braktisë vlerat e Lirisë dhe Demokracisë për një karrige të pa vlerë në Qeverinë e krimit dhe të...