No Image Available

U bë zv/ministre e Brendshme, zyrtarja e PL ironizon Silva Cakën: Na tha do ndiqte Shkollën e Magjistraturës, por..

Silva Caka u emërua sot zv/ministre e Brendshme, duke braktisur kështu Partinë e Lirisë apo ish-LSI-në, ku bënte pjesë prej vitesh.  Por nuk ka munguar përgjigja as nga Partia e Lirisë, pas postit që mori Silva Caka në qeverinë e Edi Ramës.  Jasmira Memelli, zëdhënësja e Partisë së Lirisë, ka publikuar një video të vjetër të Silva Cakës, kur akuzonte dikur ish-kolegët e saj të partisë të cilët kishin kaluar në anën tjetër të llogores politike, për të cilët shprehej se “kanë gjetur veten te Edi Rama me aferat korruptive”.  “Ç’të them. Të gjithë emrat që sot janë larguar, dikur nga ai që sot i ka rekrutuar, janë akuzuar. Kështu që mbase ka marrë të përshtatshmit e vetë, kanë gjetur veten aty me Edi Ramën, me të gjitha ato aferat e tij korruptive. Unë mendoj që thjesht, andej nga anët...