Burimi:
Vizionplus.tv

Foto © Vizionplus.tv
Aksident tragjik në Greqi! 11-vjeçari humb jetën teksa kthehej nga shkolla
Një aksident tragjik është regjistruar këtë të enjte në Greqi. Një i mitur, 11 vjeç është përplasur nga një automjet, teksa po kthehej nga shkolla për në shtëpi. Ngjarja ndodhi në një nga rrugët qendrore të qytetit të Igumenicës. Sipas mediave të huaja, 11-vjeçari u përpoq të kalonte rrugën, por u godit nga një automjet që po kalonte në atë moment. Përplasja ishte e fuqishme dhe shkaktoi plagë të rënda te fëmija. Menjëherë pas aksidentit, ai u dërgua në Urgjencën e Igumenicës ku mori ndihmën e parë mjekësore. Për shkak të gjendjes të rënduar, ai u transferua në Spitalin e Filiates, por fatkeqësisht nuk arriti t’i mbijetoj plagëve të marra. Autoritet kanë nisur menjëherë hetimet për të zbardhur rrethanat e sakta të ngjarjes.