Studimi paralajmëron: Vdekjet nga kanceri në nivel global pritet të rriten me gati 75% gjatë 25 viteve të ardhshme

Studimi paralajmëron: Vdekjet nga kanceri në nivel global pritet të rriten me gati 75% gjatë 25 viteve të ardhshme

Numri i vdekjeve nga kanceri në mbarë botën pritet të rritet me gati 75 për qind në 25 vitet e ardhshme, duke arritur në rreth 18.6 milionë viktima në vitin 2050, sipas një analize të publikuar në revistën mjekësore Lancet. Raporti zbulon se rastet e reja të kancerit do të shtohen me mbi 60 për qind, duke arritur në 30.5 milionë raste deri në mesin e shekullit. Shkaktarët kryesorë të kësaj rritjeje janë plakja dhe shtimi i popullsisë. Aktualisht, më shumë se 40 për qind e vdekjeve nga kanceri lidhen me faktorë të rrezikut “të modifikueshëm”, si pirja e duhanit, dieta e pashëndetshme, alkooli, obeziteti dhe ndotja e ajrit. Tek burrat, 46 për qind e vdekjeve nga kanceri në vitin 2023 i atribuohen këtyre faktorëve,...