Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Zarfi anonim trondit Bashkinë/ “Rrush e kumbulla” me paratë publike”, Këlliçi tregon si zbuloi skemën e korrupsionit
Seanca gjyqësore të enjten ndaj dy ish-drejtorëve të Bashkisë së Tiranës, Redi Molla e Mariglen Qato të akuzuar për krijimin e skemës korruptive me kompaninë 5D Konstruksion u zhvillua mes tensioneve si pasojë e një serie pyetjesh të avokatëve të të pandehurve në drejtim të Belind Këlliçit, që sipas trupit gjykues nuk kishin lidhje me objektin e çështjes. Në seancë u paraqitën 5 dëshmitarë të thirrur nga prokurori Klodian Braho, mes të cilëve edhe deputeti i Partisë Demokratike, Belind Këlliçi. Këlliçi shpjegoi në funksion të pyetjeve se kishte marrë informacion për aferën 5D përmes shënimeve të gjendura brenda një zarfi anonim të lënë në sekretarinë e Partisë Demokratike, kur ai po zhvillonte fushatën elektorale në cilësinë e kandidatit për kryetar të Bashkisë së Tiranës në...