Burimi:
Gijotina.com

Foto © Gijotina.com
Durrës/ U përpoq të vriste 55-vjeçarin, e përplasi me makinë dhe u arratis
Uniformat blu bëjnë me dije se më datë 24.09.2025, rreth orës 19:54, në rrugën “Vala e Detit”, Durrës, një automjet i paidentifikuar goditi këmbësorin, Besnik (Azem) Koldashi, 55 vjeç, banues në Durrës. Drejtuesi i automjetit, i identifikuar me emrin Abdyl Bodlli, pasi goditi 55-vjeçarin u largua menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin. Shërbimet e Policisë, pas kontrolleve të ushtruara, kanë shpallur në kërkim shtetasin Abdyl Bodlli, së bashku me automjetin. Ndërkohë mësohet se i plagosuri, Besnik (Azem) Koldashi është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra. Njoftimi i policisë Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe...