Albin Kurti nis takimet dypalëshe me liderët në SHBA

Albin Kurti nis takimet dypalëshe me liderët në SHBA

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka nisur takimet në Shtetet e Bashkuara, teksa po merr pjesë në javën e nivelit të lartë të Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), njoftoi zyra e tij të enjten.  Kurti do të zhvillojë “takime dypalëshe me liderë në kuadër të javës së nivelit të lartë të sesionit të 80-të të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara”, u tha në njoftim.  Kurti i nisi takimet me kongresistin republikan, Keith Self, në Konsullatën e Kosovës në Nju Jork, me të cilin, sipas njoftimit, bisedoi për raportet Kosovë-SHBA, për bashkëpunimin në fushën e mbrojtjes dhe sigurisë si dhe për rolin aktiv të diasporës shqiptare në Shtetet e Bashkuara.  Kurti foli me Self për investimet në fushën e mbrojtjes, përfshirë pajisjet dhe armatimin e...