Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Shkarkimi i kryebashkiakut Erion Veliaj/ Zbardhet i plotë vendimi i qeverisë
Zbardhet vendimi i Këshillit të Ministrave për shkarkimin nga detyra të kryebashkiakut Erion Veliaj. Vendimi pasi u votua në Këshillin Bashkiak kaloi për miratim në qeveri, e cila vendosi shkakrimin e Veliajt Më poshtë publikohet vendimi i qeverisë.. Vendimi SHKARKIMIN NGA DETYRA TË KRYETARIT TË BASHKISË TIRANË, Z. ERION VELIAJ Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të shkronjës “c”, të nenit 62, të ligjit nr.139/2015, “Për vetëqeverisjen vendore”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Shtetit për Pushtetin Vendor, Këshilli i Ministrave V E N D O S I: ErionVeliaj, kryetar i Bashkisë Tiranë, shkarkohet nga kjo detyrë, me propozimin e Këshillit Bashkiak Tiranë, miratuar me vendimin nr.69, datë 23.9.2025. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”. K R Y E M I N I S T R I ...