Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj: Nuk ka drejtësi pa garanci procedurale

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj: Nuk ka drejtësi pa garanci procedurale

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj, mori pjesë në aktivitetin e mbështetur nga Këshilli i Evropës me temë “Rritja e kapaciteteve të gjyqësorit për zbatimin më të mirë të standardeve të së drejtës për liri dhe siguri në Shqipëri”. Gjatë fjalës së saj, Zaçaj theksoi rëndësinë e balancës mes sigurisë dhe lirisë personale, duke e konsideruar këtë një themel të shtetit demokratik. Duke cituar Benjamin Franklin: “Kush sakrifikon lirinë themelore për të fituar pak siguri të përkohshme, nuk meriton as lirinë dhe as sigurinë”, Zaçaj tha se drejtësia nuk mund të ndëshkojë autorët e shkeljeve në dëm të garancive procedurale dhe të të drejtave themelore të individit. “Fuqia e drejtësisë nuk qëndron te dënimi, por te legjitimiteti dhe legjitimiteti lind nga respektimi i të drejtave,...