Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve, ja hapat që duhet të ndiqni

Si të përfitoni rimbursimin për arsimimin e fëmijëve, ja hapat që duhet të ndiqni

Në përputhje me ndryshimet e fundit të ligjit “Për tatimin mbi të ardhurat”, Administrata Tatimore do të zbatojë deklaratën e re DIVA për vitin 2025. Një prej risive kryesore të kësaj deklarate është përfshirja e zbritjes prej 48,000 lekësh nga baza e tatueshme për çdo fëmijë nën 18 vjeç, pavarësisht të ardhurave të individit. “Kjo përfitohet individët e vetëpunësuar, por edhe një individ i punësuar. Kjo zbritje është 48 mijë lekë për çdo fëmijë, nën moshën 18 vjeç, sado të jenë të ardhurat”, tha eksperti i ekonomisë, Edvin Stefani. Sipas ekspertit Edvin Stefani, për të përfituar këtë rimbursim, deklaratën e të ardhurave mund ta plotësojnë edhe personat me të ardhura më të ulëta, që nuk e kanë detyrim plotësimin e DIVA-s, por e bëjnë për...