Tentoi të vriste 55-vjeçarin duke e përplasur me makinë, në kërkim shoferi (EMRAT)

Tentoi të vriste 55-vjeçarin duke e përplasur me makinë, në kërkim shoferi (EMRAT)

FOTO ILUSTRUESE DURRËS-Një ngjarje e rëndë raportohet të ketë ndodhur në Durrës, ku Abdyl Bodlli, 40 vjeç ka tentuar të vrasë me automjet, 55-vjeçarin Besnik Koldashi alias Azem Koldashi. Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme (24 shtator), ku Bodlli ka përplasur me automjetin e tij tip “Mercedes-Benz” këmbësorin me qëllim për ta vrarë. Pasi përplasi 55-vjeçarin, shoferi është larguar menjëherë nga vendi i ngjarjes, së bashku me automjetin. Ndërkohë 55-vjeçarin Besnik Koldashi është transportuar në spitalin e Traumës për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra. Njoftimi i policisë: Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit. Nga veprimet...