Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Presidentja Osmani takon Kallas/ Heqja e sanksioneve: Integrimi i Kosovës, prioriteti ynë
Zhvillimet më të fundit në Kosovë dhe rajon kanë qenë në fokus të takimit mes presidentes Osmani dhe përfaqësueses se Lartë të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas. “Integrimi i Kosovës në BE mbetet ndër prioritetet tona kryesore shtetërore. Në këtë frymë, ritheksova domosdoshmërinë e heqjes së masave të padrejta të BE-së ndaj Kosovës, të cilat po i dëmtojnë të gjithë qytetarët tanë, pa përjashtim”, tha Osmani. Presidentja e Kosovës u takua me Kallasin në Nju Jork në kuadër të punimeve të përvitshme të asamblesë së përgjithshme të OKB. BE-ja vendosi masa ndëshkuese ndaj Kosovës më 2023 – pas rritjes së tensioneve në veri të vendit, ndërsa mbajtjen e tyre ne fuqi e arsyetoj faktin se Kosova nuk po bënte mjaftueshëm për shtensionimin e gjendjes në veriun...