“Pasuritë janë të pajustifikuara”, ish-prokurori akuzon Ina Ramën: Bashkëpunëtore e SHIK-ut, s’duhet të ishte në KPA

“Pasuritë janë të pajustifikuara”, ish-prokurori akuzon Ina Ramën: Bashkëpunëtore e SHIK-ut, s’duhet të ishte në KPA

Ish-prokurori thekson se pasuritë e tyre nuk mund të shpjegohen ligjërisht dhe nuk korrespondojnë me të ardhurat e deklaruara, gjë që hedh dyshime mbi objektivitetin dhe besueshmërinë e vendimeve të tyre në procesin e vetingut. Avokati dhe ish-prokurori Ervin Karanxha shpërtheu ndaj Ina Ramës, duke e akuzuar se është bashkëpunëtore e SHIK-ut, një fakt që ligji e ndalon të shfaqet njëkohësisht si anëtare e KPA-së në procesin e vetingut. Reagimi i tij i ashpër nxorri në pah një dimension të dyshimtë të drejtësisë, ku një përfaqësuese e lartë e organit të vetingut mund të lidhet me grupe që ligji i konsideron të ndaluara për funksionarët e drejtësisë. Tragjikomedia bëhet më e qartë kur Ina Rama shfaqet edhe në listat e SHIK-ut, të publikuara nga hakerat...