Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

Investimet e huaja: kryesojnë Turqia dhe Italia, rritet Kosova

Turqia dhe Italia kryesuan investimet e huaja direkte për 6-mujorin e parë të këtij viti.Sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, për 6-mujorin e parë të vitit investimet e kompanive me kapital turk arritën vlerën e 89 milionë eurove, megjithëse në rënie 39% krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.Stoku i investimeve turke në fund të qershorit ka arritur në 1.3 miliardë euro, në rritje me 12% krahasuar me mesin e vitit 2024.Bazuar në metodologjitë e përdorur për matjen e investimeve të huaja, flukset e reja vlerësohen me kursin e këmbimit mesatar të periudhës, ndërkohë që stoku vlerësohet me kursin e ditës së fundit të periudhës. Sipas Bankës së Shqipërisë, rritja në stokun e investimeve nuk lidhet vetëm nga flukset e reja,...