Burimi:
Telesport.al

Foto © Telesport.al
Vinicius Junior dëshiron të luajë në PL, dy klubet favorite për të nënshkruar me brazilianin
25 Shtator 2025 16:34 Telesport Edhe pse po përflitet prej kohësh për rinovimin e kontratës të Vinicius Junior me Real Madridin, deri tani firma nuk ka ardhur ende dhe bisedimet kanë mbetur pezull. Në rast mos rinovimi me madrilenët, e ardhmja e brazilianit me shumë gjasa mund të jetë në Premier League, sipas asaj që raporton “TBR Football”. Sipas raportimit në fjalë, janë vetëm dy klube në Premier League që kanë shprehur interes për Vinicius Junior, por ende asnjë ofertë apo përpjekje zyrtare. Bëhet fjalë për Liverpool-in dhe Arsenal-in, të cilat e shohin transferimin e brazilianit si një përforcim ideal për sulmin. Gjithsesi, nuk përjashtohet mundësia që Vinicius Junior dhe drejtuesit e klubit madrilen të bien dakord për kushtet e rinovimit dhe të vijë firma,...