Shostakoviç, Shqipëria dhe shqiptarët!

Shostakoviç, Shqipëria dhe shqiptarët!

Emri i tij fillimisht ka qenë i njohur tek ne gjatë viteve të Luftës Antifashiste Nacional Çlirimtare. Kënga “Përpara jetës” e Shostakoviçit këndohej nga partizanet shqiptarë dhe është ndër të parat krijime muzikore të cilat u botuan menjëherë pas çlirimit në Shqipëri. Kjo këngë ka zënë vend në botimin “Hymne dhe këngë partizane”, botim i Mesagjerisë së Përgjithshme të Shtypit, Tiranë, 1946.  Te “Dy fjalë” në hyrje të botimit, “Komisioni i shqyrtimit” thekson se u pat si kriter që “fryma e malit, të mos cënohet; që këngët të këndohen ashtu siç i kënduan partizanët”, duke pohuar edhe se disa nga këto të fundit u janë përshtatur melodive të këngëve revolucionare të atyre popujve që bënë të njëjtën luftë me tonën.Kompozitori ynë i shquar Cesk Zadeja...