Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Goditi me makinë 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë, shpallet në kërkim autori në Durrës
Është shpallur në kërkim një 40-vjeçar në Durrës, pasi ka tentuar të vrasë me automjet një person. Sipas njoftimit të policisë, 40-vjeçari goditi me automjet 55-vjeçarin duke e plagosur rëndë. Për pasojë shtetasi A. K., alias B. K., është transportuar në spitalin e Traumës, Tiranë, për ndihmë më të specializuar dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore, për shkak të plagëve të marra. Njoftimi: Goditi me automjet një 55-vjeçar duke e plagosur rëndë dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Pas veprimeve intensive hetimore, identifikohet dhe shpallet në kërkim drejtuesi i automjetit. Nga veprimet hetimore dyshohet se 40-vjeçari ka tentuar të vrasë me automjet 55-vjeçarin. Vijojnë kërkimet për lokalizimin, kapjen dhe arrestimin e 40-vjeçarit, si dhe për gjetjen dhe sekuestrimin e automjetit me të cilin...