Pas dy ministrave të kabinetit të tij, Sllovenia shpall non-grata edhe Netanyahun

Pas dy ministrave të kabinetit të tij, Sllovenia shpall non-grata edhe Netanyahun

Sllovenia të hënën i ndaloi kryeministrit izraelit Benjamin Netanyahu hyrjen në territorin e saj, një veprim që vjen pas ndalimit të dy ministrave të ekstremit të djathtë në kabinetin izraelit në korrik, thuhet në një deklaratë qeveritare. Sllovenia, një anëtare e Bashkimit Europian, njohu shtetin palestinez vitin e kaluar, vendosi një embargo armësh ndaj Izraelit në gusht dhe futi një ndalim për importin e mallrave të prodhuara në territoret palestineze të pushtuara nga Izraeli. Vërehet se shumica e vendeve në kontinentin europian tani e njohin shtetin e Palestinës, pas njoftimeve zyrtare të bëra të hënën nga podiumi i OKB-së nga Franca, Belgjika, Luksemburgu dhe Malta, pas pothuajse dy vitesh lufte në Rripin e Gazës. Sipas të dhënave të AFP-së, të paktën 151 vende nga 193...