Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Vrasja e 51-vjeçarit në Durrës, krim pasioni? Dyshohet se autori dhe viktima kishin lidhje intime me njëri-tjetrin
Zbardhen detaje nga vrasja e 51-vjeçarit, Valbon alias Marko Beqirim nga 24-vjeçari, Teilor Tivari mbrëmjen e djeshme në Durrës. Burime nga grupi hetimor thanë për TCH se ndryshe nga pretendimi i autorit se viktima tentoi ta përdhunojë ndaj e qëlloi, vrasja dyshohet se ka qenë e paramenduar dhe palët dyshohet se ishin në një lidhje homoseksuale me njëri-tjetrin. Viktima është masakruar nga i riu që rezulton se e ka goditur mbi 20 herë me thikë. Viktima u gjet vetëm me të mbathura. Nga këqyrja e vendit të ngjarjes rezulton se ai është qëlluar që tek dera nga autori i dyshuar. Më pas ka pasur përleshje mes tyre. Viktima ka tentuar të mbrohet, ndërkohë që apartamenti është gjetur krejt i mbuluar në gjak, që nga dera...