Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabre në Durrës: Dyshohet lidhje intime mes autorit dhe viktimës

Zbardhen detaje të reja nga vrasja makabre në Durrës: Dyshohet lidhje intime mes autorit dhe viktimës

Detaje të reja tronditëse kanë dalë në dritë nga vrasja e 51-vjeçarit Valbon (alias Marko) Beqiri, i cili u qëllua për vdekje mbrëmjen e djeshme në banesën e tij në Durrës nga 24-vjeçari Teilor Tivari. Fillimisht, autori pretendoi se kishte vepruar në vetëmbrojtje pasi viktima kishte tentuar ta përdhunonte. Por burime pranë hetimit thonë se pista kryesore e Policisë dhe Prokurorisë është ajo e një vrasjeje të paramenduar, me dyshime se mes viktimës dhe autorit kishte një lidhje intime. Sipas ekspertizës paraprake, Beqiri është goditur me thikë mbi 20 herë. Trupi i pajetë u gjet vetëm me të mbathura, i mbuluar nga gjaku, nën tavolinën e kuzhinës. Në vendin e ngjarjes janë gjetur shenja të një përleshjeje të fortë, dhe gjurmë gjaku në të gjithë...