Do vriste kryeministrin Benjamin Netanjahun, arrestohet një burrë në Izrael

Do vriste kryeministrin Benjamin Netanjahun, arrestohet një burrë në Izrael

Policia izraelite ka arrestuar një burrë pasi dyshohet se kërcënonte se do të vriste kryeministrin e vendit Benjamin Netanjahu.  Nga hetimet rezulton se pak para fillimit të festimeve të Vitit të Ri Hebraik të hënën në mbrëmje, një burrë rreth të 40-ave nga qyteti jugor izraelit Kiryat Gat hyri në stacionin lokal të policisë dhe tha se do ta vriste Netanjahun.  “I dyshuari u tha oficerëve se planifikonte të blinte një armë dhe të qëllonte kryeministrin tre herë”, shtoi policia.  Policia planifikon të vazhdojë ndalimin e tij derisa të përfundojë procesi ligjor i hetimeve.  Sondazhet e opinionit tregojnë një rënie të mbështetjes publike për Netanjahun gjatë luftës së tij gati dyvjeçare në Gaza kundër militantëve të Hamasit, gjë që ka ngritur frikën se Izraeli do të bëhet më i izoluar ndërkombëtarisht.  Në Gaza, militantët...