Superkupa e Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Egnatia – Dinamo Siti

Superkupa e Shqipërisë/ Dalin në shitje biletat për ndeshjen Egnatia – Dinamo Siti

Superkupa e Shqipërisë, Egnatia – Dinamo City do të luhet më 28 dhjetor 2025 në stadiumin “Air Albania”, në orën 19:00. Egnatia si kampione e Shqipërisë, ndërsa Dinamo City si fituese e Kupës së Shqipërisë, do të përballen me njëra-tjetrën në këtë duel të veçantë për trofeun e parë të sezonit. Federata e Futbollit njofton të gjithë sportdashësit se kanë dalë në shitje biletat për Superkupën e Shqipërisë. Biletat mund të blihen online në ebileta.al në këtë link: Egnatia – Dinamo City Procedura se si blihet bileta online:Fillimisht ju duhet të regjistroheni në platformë. Më pas, zgjidhni tribunën e stadiumit dhe më pas përzgjidhni ulësen. Pasi keni përzgjedhur ulëset, duhet të plotesoni në tabelën dialoguese të dhënat për biletat (mbiemër, emër, e-mail) Në fund procedoni me pagesën, duke...