Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
Kryenin parakalime të gabuara dhe nuk respektonin radhën, gjobiten dhjetëra drejtues mjetesh
Policia Rrugore e Tiranës ka bërë publik bilancin e punës përgjatë 72 orëve të fundit, ku janë zhvilluar kontrolle në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane. ‘Blutë’ e kryeqytetit bëjnë më dije se përgjatë kontrolleve tek rrethrrotullimi i Selitës dhe ai Liqeni i Thatë, ku 59 drejtues automjetesh janë gjobitur, pasi hynin pa respektuar radhën dhe krijonin pengesa në qarkullimin e mjeteve. Ndërkohe masa janë marrë edhe për shoferët që po kryenin parakalime të gabuara, me fushëpamje të kufizuara, në Rrugën e Arbrit. Njoftimi i policisë: Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban, gjatë 72 orëve të fundit, kanë zhvilluar kontrolle të përqendruara në hyrje-daljet e autostradave dhe rrugëve interurbane, për të garantuar respektimin e rregullave të qarkullimit dhe rritjen e sigurisë në trafik. Gjatë këtyre kontrolleve, u...