Vlorë/ Vodhën mjete bujqësore në një fshat, policia arreston dy autorët

Vlorë/ Vodhën mjete bujqësore në një fshat, policia arreston dy autorët

Vodhën një mjet bujqësor në fshatin Panaja, identifikohen dhe arrestohen dy autorët e dyshuar. “Strukturat hetimore të Komisariatit të Policisë Vlorë, në vijim të punës për evidentimin dhe dokumentimin e rasteve të vjedhjes së pasurisë, identifikuan dhe bënë ndalimin e dy autorëve të dyshuar për një rast vjedhjeje në fshatin Panaja, konkretisht shtetasve: L. F., 33 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë dhe N. K., 24 vjeç, banues në fshatin Kaninë, Vlorë. Këta shtetas u kapën në flagrancë nga shërbimet e Policisë, më datë 24.09.2025, në fshatin Panaja, pasi kishin vjedhur një mjet bujqësor për punimin e tokës (frezë), të cilin po e transportonin me një automjet tip “Mercedes Benz”, njofton policia. Vijon puna për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve, me autorë të...