“Shkarkimi i Veliajt, antikushtetues”, Berisha: Rama po përpiqet të pengojë dërgimin e çështjes në Gjykatë

“Shkarkimi i Veliajt, antikushtetues”, Berisha: Rama po përpiqet të pengojë dërgimin e çështjes në Gjykatë

Në të njëjtën kohë që Këshilli i Ministrave shkarkoi Erion Veliajn nga posti i kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Sali Berisha, gjatë një konference me gazetarët, e cilësoi shkarkimin antikushtetues. Sipas Berishës, kryeministri Edi Rama po përpiqet që Erion Veliaj të mos godasë në Gjykatën Kushtetuese shkarkimin e tij. “Varianti është antikushtetues. Çfarë ka ndërmend tu thotë Edi Rama sot shqiptarëve. Nuk e shkarkova unë, thotë. Noterizova vendimin. Por kurrë, kurrë fuqia ekzekutive nuk është noterizuese. Kurrë. Fuqia e ekzekutivit është fuqi ekzekutivi. Ndaj dhe quhet ekzekutiv. Por si hipokrit dhe të mos përdor më epitete të tjera, kërkon tani të thotë se, unë po noterizoj vendimin e këshilltarëve, në mënyrë që, e rren mendja, që Erion Veliaj të mund të mos shkojë në Gjykatë...