Silva Caka ikën me Ramën/ Ironia e gazetarit: Fjalë në tokë s’i bie zv.ministres së Brendshme

Silva Caka ikën me Ramën/ Ironia e gazetarit: Fjalë në tokë s’i bie zv.ministres së Brendshme

Pas njoftimit të ndryshimeve të reja qeveritare dhe emërimeve te disa zv ministrave gjatë ditës së sotme u mësua se ish drejtuesja dhe ish deputetja e Partisë së Lirisë Silva Caka u emërua nga Rama zv ministre e Brendshme. Ndërkohë pas publikimit të këtij lajmi ka reaguar me një shënim të shkurtër në facebook gazetari Hysni Gurra i cili ironizon kalimin e Cakës, nga PL tek PS. Ai ka shpërndarë edhe një video të një deklaratë për shtyp të Cakës kur ajo ka qenë me PL dhe kur hidhte akuza të shumta për Policinë e Shtetit dhe Ministrinë e Brendshme të Edi Ramës, institucionin ku prej sot do të jetë zv ministre. “Fjalë në tokë nuk i bie zv.ministres së re të Ministrisë së Brendshme,...