Burimi:
Lajme.al

Foto © Lajme.al
Balluku drejtuese e fushatës së Tiranës, Berisha: E garantoj se do ketë fatin e Erion Veliajt
Këtë të enjte, kreu demokrat Sali Berisha, deklaroi se nuk ka hajdute më të madhe se zv/kryeministrja Belinda Balluku dhe shtoi gjithashtu se ajo është shkelëse e madhe e ligjit dhe rregullave. I pyetur nga gazetarët për firmosjen e shkarkimit nga Këshilli i Ministrave të kryebashkiakut Erion Veliaj dhe caktimin e Belinda Ballukut si drejtuese e fushatës së Tiranës, ai shpjegoi se historia e shtetit shqiptar, përfshi edhe vitet e perandorisë, nuk ka pasur kurrë një hajdute si ajo, duke shtuar se nuk donte ta “prishte gojën me të” pasi ishte dhe grua. “Të komentosh për Lubinë, t’ia heqim atë Balluku, ta quajmë tuneli. Lubi Tuneli. Të flasësh për Lubi tunelin. Fakti që u detyrua të votohej pa debat duke provokuar një nga shkaqet e...