Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
“Shkarkimi i Veliajt, i pritshëm”/ Analisti: PS e ka marrë seriozisht fushatën. PD e papërgatitur
Analisti Martin Leka thotë se shkarkimi i Erion Veliaj nga posti i kryebashkiakut të Tiranës, ishte i pritshëm. Në një intervistë, Leka u shpreh se PS e ka marrë seriozisht fushatën, ndryshe nga PD. Sipas Lekës, PD nuk mund ta fitojë Bashkinë e Tiranës, pasi është e papërgaitur dhe ende nuk ka kandidat. “Pritej, tani kemi ndryshimin e statusit të Erion Veliaj, nga kryetar i bashkisë, në ish kryetar i bashkisë. Zoti Rama e kishte iniciuar propozimin e Këshillit Bashkiak. PS bëhet gati për fushatë elektorale, ashtu siç zoti Veliaj, do duhet të fokusohet te beteja që ka me drejtësinë. Betejën e ka me akuzat. Nuk kishte padyshim asnjë lloj surprize. Zoti Veliaj, në opinionin tim, duhet të kishte dhënë dorëheqjen shumë kohë më përpara....