Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Mashtruan klientët me biletat, arrestohet pronari i agjencisë turistike, ndiqet penalisht bashkëshortja
Policia në kryeqytet ka vënë në pranga pronarin e një agjencie turistike, i cili së bashku me bashkëshorten e tij ka përfituar rreth 17 mijë euro përmes mashtrimit të klientëve për rezervimin e biletave. Pas disa javësh hetime uniformat blu arrestuan shtetasin Ardi Gjuzi dhe ndoqën penalisht bashkëshorten e tij. “Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare të DVP Tiranë, pas administrimit të kallëzimeve të disa qytetarëve, për mashtrim nga një agjenci udhëtimi, kanë kryer disa javë hetime në drejtimin e Prokurorisë dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Rezervimi”. Si rezultat i operacionit u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike; nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë....