Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Rama emëron zv.ministre të Brendshme Silva Cakën e LSI. Poste në Qeveri edhe për Bilalin e Tominin
Në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave, përveç miratimit të shkarkimit të Erion Veliajt si kryetar i Bashkisë së Tiranës, janë marrë edhe vendime të tjera. Në kuadër të ndryshimeve të fundit në strukturën qeveritare, janë bërë emërime të reja në disa poste të larta. Mes tyre, Silva Caka është emëruar zv.ministre e Punëve të Brendshme, duke u larguar zyrtarisht nga Partia e Ilir Metës. Caka gjatë karrierës së saj politike ka shërbyer si deputete e Kuvendit të Shqipërisë në vitet 2013-2019, pasi fitoi mandatin në qarkun e Beratit nën siglën e LSI-së. Ajo zëvendëson kështu ish-zëvendësministrin Andi Mahila, të shkarkuar ditë më parë nga ministrja albana Koçiu, pasi u fotografua duke pirë cigare në ambientet e brendshme të një lokali. Ndërkohë, Edona Bilali...