Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Silva Caka emërohet zv.ministre, deputeti demokrat ironizon emërimin në qeveri: Tradhtare në dispozicion!
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu ka komentuar emërimin surprizë brenda qeverisë ‘Rama’, ku zëvendësministre e Brendshme është emëruar Silva Caka, që ishte pjesë e Partisë së Lirisë. I ftuar në programin e drekës në News24 përballë Ola Brukos, Balliu e cilësoi Cakën si ‘tradhtare në dispozicion’. “Këta i quaj tradhtare në dispozicion. Ka në çdo parti të tillë. Ka njerëz që shiten dhe nuk shiten. Ne jemi një opozitë që nuk shitet. Unë refuzoj që të bëhem palë me një qeverie që bëhet palë me kriminelët. Ka pak rëndësi se çfarë oferte vjen. Në raste të tilla ku ke tradhtarë në dispozicion, i bie që nuk kanë besuar asnjë germë që kanë thënë. Vjedhin dhe këta ca lekë dhe vazhdojnë shqiptarët që nuk besojnë. Si nuk...