Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
‘Broja ka vite që s’luan rregullisht’, trajneri i Burnleyt i del në krah Armandos: Na duhet durim me të
Armando Broja nuk po mundet ende të lërë shenjën e tij me Burnley në Angli. Trajneri i klubit, Scott Parker, thotë se sulmuesi i Kombëtares ka nevojë për punë dhe kohë që të arrijë formën e duhur. Të martën Burnley u mposht 1-2 nga Cardiff duke u eliminuar nga Carabao Cup, ndërsa Broja ishte në fushë për 78 minuta si titullar, por u vlerësua me notën më të ulët. “Mendoj se duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim me Armandon. Atij i duhet punë pasi në vitet e fundit nuk ka luajtur rregullisht. Të gjithë ne duhet që të tregohemi të qetë dhe të bëjmë durim pasi për momentin sulmuesi është në këtë pikë ku është dhe e pranoj se ka nevojë për punë”, tha Scott Parker....