Burimi:
Sot.com.al

Foto © Sot.com.al
U kapën me doza kanabisi për shitje, arrestohen 4 të rinj gjermanë në Shëngjin
Katër gjermanë janë arrestuar në Shëngjin pasi u kapën me doza kanabisi. Njoftimi i policisë: Posedonin lëndë narkotike kanabis, me qëllim shitjen në doza, kapen në flagrancë dhe vihen në pranga 4 shtetas gjermanë. Sekuestrohen sasia e lëndës narkotike dhe automjeti që ata përdornin. Shërbimet e Policisë Kufitare Shëngjin, në bashkëpunim me specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve, në vijim të punës për goditjen e veprimtarive kriminale në fushën e narkotikëve, goditën një rast të shitjes së lëndëve narkotike, në doza. Për këtë rast u arrestuan shtetasit gjermanë: L. H., 28 vjeç, L. S., 25 vjeç, S. H., 27 vjeç, dhe M. R., 23 vjeç, banues në Gjermani. Këta shtetas u konstatuan nga shërbimet e Policisë Kufitare, në Shëngjin, pranë një automjeti tip “Dacia”,...