Kryemadhi: SPAK ka gënjyer SHBA, do të thërras në gjyq si dëshmitar edhe kryeministrin Rama

Kryemadhi: SPAK ka gënjyer SHBA, do të thërras në gjyq si dëshmitar edhe kryeministrin Rama

Për dosjen CEZ-DIA, Ilir Meta dhe ish-bashkëshortja e tij, Monika Kryemadhi do të përballen me Gjykatën e Posaçme në datën 9 tetor. Kjo pasi seanca e kësaj të enjteje që do të vendoste nëse ata do të uleshin në bankën e të akuzuarve përballë togave të zeza u shty. E pandehura, Monika Kryemadhi tha se SPAK ka dështuar të provojë akuzën, ndërsa prokurorët lënë për të dëshiruar me përgjigjet që u kanë kthyer SHBA-ve dhe Britanisë së Madhe në përgjigjet e letërporosive që këto dy shtete i kanë kërkuar këtij institucioni. “Jam skandalizuar nga mënyra se si këto dy shtete i janë përgjigjur SPAK. SHBA i thotë a keni vendim gjykate për sekuestron dhe SPAK ka gënjyer dhe thotë “po kemi” dhe i çon vendimin...