Burimi:
Top-Channel.tv

Foto © Top-Channel.tv
Mashtruan klientët dhe përfituan rreth 17 mijë euro, arrestohet administratori agjencisë dhe procedohet bashkëshortja e tij
Është vënë në pranga administratori i një agjencie turistike në Tiranë dhe procedohet bashkëshortja e tij, pasi përfituan përmes mashtrimit 17 mijë euro. Sipas uniformave blu, dyshohen se çifti ka mashtruar klientët e agjencisë dhe kanë përfituar rreth 17 mijë euro. Si rezultat i operacionit: u ndalua shtetasi A. Gj., 63 vjeç, administrator i agjencisë turistike; si dhe nisi procedimi penal për shtetasen E. Gj., 51 vjeçe (bashkëshortja e shtetasit A. Gj.), punonjëse e agjencisë. Njoftimi i policisë: Finalizohet pas disa javësh hetime në drejtimin e Prokurorisë, operacioni policor i koduar “Rezervimi”. Vihet në pranga administratori i një agjencie turistike dhe procedohet penalisht punonjësja e agjencisë (bashkëshortja e tij), pasi dyshohet se duke mashtruar klientët e agjencisë, kanë përfituar rreth 17 000 euro. Specialistët e...