Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

Përfundon mbledhja e qeverisë, Erion Veliaj shkarkohet nga detyra si Kryebashkiak i Tiranës

Këtë të enjte 25 Shtator 2025, Këshilli i Ministrave, ka vendosur zyrtarisht të shkarkojë Erion Veliajn nga detyra si kryebashkiak i Tiranës. Të martën, Këshilli Bashkiak i Tiranës, votoi me 50 vota pro shkarkimit të Erion Veliajt. Partia Socialiste dhe Partia Demokratike, bashkuan votat në Këshillin Bashkiak. Erion Veliaj, ndodhet në masën arrest me burg prej 10 shkurtit të këtij viti, ndërsa SPAK ka ngritur ndaj tij akuzat e korrupsionit, pastrimit të parave dhe fshehjes së pasurisë. Dosja “Veliaj” u dërgua në GJKKO disa ditë më parë dhe tani kryebashkiakut të shkarkuar, i duhet të përballet me drejtësinë në etapën finale dhe vendimtare për fatin e tij. Akuzat rëndojnë edhe mbi bashkëshorten e tij Ajola Xoxa, si dhe biznesmenët Gentian Sula, Elman Abule, Fatmir Bektashi,...