Burimi:
Javanews.al

Foto © Javanews.al
Berisha flet në emër të Italisë: Ka informacione se Rama ka qenë në Aruba me narkoterroristë
Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha ka dalë në një deklaratë për mediat këtë të enjte, ku akuzon kryeministrin Edi Rama se ka qenë i pranishëm në një takim në Aruba me narkotrafikantë dhe denoncon lidhjet e qeveritarëve me grupet e fuqishme të drogës. Ai tha se për këtë i referohet dosjes së publikuar nga antimafia italiane para disa ditësh. “Unë jam sot këtu për të rikujtuar para jush përsëri takimin famëzi të Arubas, që u bë midis qeveritarëve shqiptarë dhe grupeve të fuqishme të narkosit shqiptar dhe ndërkombëtar. Tashmë ky takim nuk është vetëm kronikë e mediave shqiptare, nuk është vetëm denoncim i Sali Berishës i cili në atë kohë, po të bëni një check up të kronikave tuaja, të lajmeve, i kam nënshtruar...